Astrologët thonë se këto 3 shenja, janë më të sinqertat
Gënjeshtra është diçka që shumica e njerëzve e kanë bërë në një moment të jetës së tyre, por besojeni ose jo, ditëlindja juaj mund të tregojë se sa të sinqertë jeni zakonisht.
Në astrologji, disa shenja të horoskopit janë më të sinqerta se të tjerat dhe sipas astrologëve Angel Dan dhe Jacq Dowling, më të sinqertët e zodiakut janë:
Dashi (21 mars – 19 prill)
Dashi udhëhiqet nga Marsi, kështu që kjo shenjë e orientuar drejt veprimit, nuk i shmanget konfrontimit. Njerëzit e kësaj shenje priren të jenë më të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë në mënyrën se si ndihen.
Kur bëhet fjalë për dashurinë, është e rëndësishme që Dashi të gjejë një partner që nuk ka frikë nga e vërteta dhe është edhe vetë i sinqertë.
Luani (23 korrik – 22 gusht)
Luanët janë tipi që ju tregojnë nëse keni buzëkuq në dhëmbë ose nëse flokët tuaj duken keq. Ata gjithashtu do të jenë të parët që do t’ju tregojnë se si ndihen sepse janë të prirur të flasin natyrshëm për ndjesitë e tyre.
Luanët, në fund të fundit, duan të shihen si modele apo liderë. Për ta bërë këtë të ndodhë, ata duan të shihen si dikush që të tjerët mund t’i besojnë. Kështu, sinqeriteti bëhet një domosdoshmëri.
Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)
Nëse doni që ju thotë të vërtetat e shëmtuara më shumë sesa gënjeshtrat e bukura, shkoni te një Shigjetar.
Shigjetari është i prerë, i ekzagjeruar dhe priret të mendojë me zë të lartë.