Nuk treguan kujdesin e duhur ndaj vajzës së tyre, çifti Beckham rrezikojnë burg

Nuk treguan kujdesin e duhur ndaj vajzës së tyre, çifti Beckham rrezikojnë burg

Familja Beckham i shijoi pushimet në Florida dhe paparacët nuk kanë munguar. Ata kanë fotografuar vajzën 11-vjeçare të çiftit, Harper Beckham me një jet-ski në ishullin Key Biscayne.

Mirëpo qejfi që Harper bëri me jet-ski mund t’i fusë prindërit e saj David dhe Victoria në probleme. Ligjet e shtetit ndalojnë këdo nën 14 vjeç të ngasin një jet-ski dhe dënimi paguhet me një gjobë ose 12 muaj burg.

Harper, e cila kishte veshur një jelek shpëtimi të zi, shoqërohej nga një grua e panjohur më e madhe se ajo. Në këtë moment, prindërit e saj ishin në jahtin e tyre duke shijuar pije me djalin e tyre Romeo, 19 vjeç. Pak më vonë, i njëjti jet-ski u përmbys me katër persona në bord. Një agjenci lokale për mbrojtjen e ujit e quajti çiftin ‘të pamatur’ për lejimin e vajzës së tyre të vogël të drejtonte jet-ski. Një zëdhënës i Komisionit për Ruajtjen e Peshkut dhe Kafshëve të Egra në Florida tha: “Është e pamatur të lejosh me vetëdije një fëmijë të mitur të ngasë një jet-ski në një rrugë ujore publike. Është shumë e thjeshtë, ligji e ndalon”./ h.ll/abcnews.al

 

 

 

Shpërndaje në: