Baritoni kosovar që promovon të bukurën në skenat operistike

Baritoni kosovar që promovon të bukurën në skenat operistike

Interpretimi në opera tashmë është përditshmëri për të. Këto ditë, deri në orën 18:00, është i angazhuar në prova në konservatoriumin e Firences, “Luigi Cherubini” , shkruan sot “Koha Ditore”. Është pjesë e kastës në operën “Le convenienze ed inconvenienze teatrali” të Donizettit.

Në një bisedë për gazetën, pas orarit të provave, baritoni Hoxha – i cili që prej moshës 13-vjeçare i është përkushtuar në tërësi muzikës klasike – tregon se si ka arritur të marrë role kryesore në opera me nam. Artin e konsideron si diçka që i bën njerëzit ta dinë se dallojnë nga qeniet e tjera.

“Ne jemi popull artdashës dhe kemi pasur kulturë të madhe”, thotë ai derisa flet për vendlindjen me të cilën ka kohë që ka krijuar një distancë shkaku i profesionit.

Shpërndaje në: