Kurti për shaminë në shkolla: S’duhet të ketë ndalim, por prag e shohim moshën 16 vjeçare
Kryeministri Albin Kurti është pyetur sot për çështjen e shamisë nëpër shkolla, transmeton Periskopi.
‘’Sa i përket atij Udhëzimit Administratv, MASHT është duke përcjellur me vëmendje shqetësimin e disa qytetarëve që kanë nisë fushatën për ndryshim. Do ta kemi dhe projektligin për liritë fetare, komunitetet që do ta sjellim në Kuvend por qëndrimin tim e ka thënë para shumë vjetëve dhe kam thënë se nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe elementeve tjera fetare në jetën publike por gjithashtu kam thënë se mosha 16 vjeçe është pragu dhe ne e shohim atë për shumë gjëra që kanë ndodhur e duhet të ndodhin. Prag e shohim 16 vjec për bartjen e shamisë.’’, tha Kurti.
Kujtojmë që ka nisur një fushatë për lejimin e shamisë nëpër shkolla, gjë që e ndalon një U.D./PERISKOPI/