Duda Balje: Vajzat myslimane nuk dinë të jetojnë pa shami
Deputetja Duda Balje, e ka quajtur të padrejtë urdhrin administrativ që nuk i lejon vajzat të bartin shami në shkollë.
Ajo në një intervistë për Euroneës Albania, ka thënë se për vajzat myslimane, shamia është mënyrë jetese.
“Feja në islam nuk bëhet me dhunë dhe presion, për ta është diçka normale. Ata nuk dinë të jetojnë pa shami, në fund të ditës ne kemi një fëmije që në shtëpi jeton me shami dhe ne i themi nëse do të edukohesh, duhet të heqësh shaminë”, tha Balja.
Kujtojmë që tashmë ka nisut një fushatë ku kërkohet ndryshimi i UD për bartjen e shamisë në institucione publike.