Samsung Galaxy C7 Pro së shpejti në tregje të reja
Gjatë lansimit të këtij smartfoni të ri nuk është përmendur fare se do të jetë në dispozicion edhe jashtë Kinës, por kjo tani është duke ndryshuar pasi që në uebsajtin e Samsungut në Hong Kong është parë një faqe mbështetëse, transmeton Koha.net.
Nuk dihet ndonjë datë e caktuar e lansimit, por shfaqja e kësaj faqe mbështetëse është e mjaftueshme që të konfirmojë se Galaxy C7 Pro së shpejti do të jetë në dispozicion edhe në tregjet tjera.
Numri i modelit i shfaqur në uebsajtin e Samsungut në Hong Kong është SM-C7010, i cili është i njëjti numër që e ka në Kinë, kështu që është mjaft e arsyeshme të supozojmë se Hong Kong do të marrë të njëjtin smartfon i cili është lansuar në tregun më të madh të smartfonëve në botë.