“Gratë dhe jeta e shfrenuar” – Si i shpenzoi 500 milionë dollarë të fituara nga boksi, Mike Tyson?
Mike Tyson ishte njëri nga njerëzit më të frikshëm në planet që fitoi 12 nga 19 luftimet e para profesionale në raundin e parë.
A fitoi shuma marramendëse parash duke boksuar, shkruan Periskopi.
Megjithatë, boksieri i humbi të gjitha pasi ra viktimë e veseve të tij, që përfshinin shpenzime të pahijshme për gratë.
Tyson padyshim se ishte një nga boiksierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, por se pse dështoi ai sa i përket anës fiananciare e tregon vetë 56 vjeçari.
Shpjegimi i vetë Tyson për shpenimin e 500 milionë dollarëve
Vetë Tyson ka hedhur dritë mbi këtë çështje, duke thënë se si e shpenzoi milionin e tij për rehabilitim.
“Dollarët e mi të fundit u shpenzuan për rehabilitimin tim, sepse nga afërsisht 500 milionë që bëra si boksier, nuk më kishte mbetur asgjë”, tha Tyson në podkastin e Pivot.
“Gjithçka zgjati midis 15 dhe 16 vjetëve, dukej si shumë para, por më në fund u zhdukën”.
Tyson deklaroi gjithashtu se pavarësisht se ka rimarrë një pjesë të pasurisë së tij, ai thotë se nuk i lë trashigemi fëmijëve të tij.
“Ajo me të cilën po i lë është mësimi i të punuarit shumë dhe të luturit shumë”, tha Tyson.
“Unë nuk do t’i ndihmoja duke u lënë para, do t’i lëndoja sepse nuk do t’i mësoja të kujdeseshin për veten, të kapërcejnë fatkeqësitë dhe të jenë punëtorë.
“Duke i përkëdhelur me para, ata do të dorëzoheshin në fatkeqësinë e parë”, tha ai.