Shtatë hobi që jua zgjasin jetën
Hobit janë e bëjnë jetën argëtuese. Madje, disa prej tyre vijnë me një bonus të madh: mund të zgjasin jetën tuaj. Hulumtimet tregojnë se disa hobi kanë një ndikim kaq të fuqishëm në mirëqenien tuaj, saqë mund t’i shtojnë vite apo edhe dekada kohës tuaj në tokë.
Më poshtë janë disa hobi që shkenca thotë se mund të rrisin jetëgjatësinë tuaj.
Të lexuarit
Stresi është një burim kryesor i problemeve shëndetësore që shkurtojnë jetën. Por, thjesht marrja e një libri dhe arratisja në një botë tjetër mund të zvogëlojë nivelet e stresit me 68%, sipas një studimi nga Universiteti i Sussex në Angli.
Duhen vetëm gjashtë minuta që leximi të fillojë të funksionojë me magjinë e tij, sipas hulumtimit. Pse leximi është kaq efektiv për të qetësuar nervat tuaja? Sipas një raporti që detajon gjetjet e studiuesve: “Psikologët thonë se kjo është për shkak se mendja e njeriut duhet të përqëndrohet te leximi dhe shpërqëndrimi lehtëson tensionet në muskuj dhe në zemër.”
Kopshtaria
Disa studime tregojnë se aktiviteti fizik i kopshtarisë, i kombinuar me të qenit në një atmosferë të harlisur dhe të gjelbër, mund të përmirësojë dhe zgjasë jetën. Sipas një studimi australian, njerëzit në të 60-at që merren me kopshtari ulin rrezikun e zhvillimit të demencës me 36%.
Dr. Bradley Willcox i Universitetit të Hawait thotë se shumë banorë në Okinawa, e cila ka përqëndrimin më të lartë në botë të njerëzve që kanë mbushur moshën 100 vjeç kujdesen për kopshte të vogla personale deri në pleqëri. Dhe një studim i Universitetit të Harvardit zbuloi se gratë që jetojnë mes bimësisë së gjelbër kanë shkallë më të ulët të vdekshmërisë.
Gatimi
Ushqimet e restoranteve dhe ushqimet e përpunuara mund të shkatërrojnë shëndetin tuaj, duke kontribuar në sëmundje që shkurtojnë jetën si diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare. Në të kundërt, njerëzit që bëjnë vakte nga e para kanë më shumë gjasa të hanë ushqime më të shëndetshme.
Studiuesit thonë: “Darkat e gatuara në shtëpi përshtaten më shumë me udhëzimet dietike, pa rritje të konsiderueshme në shpenzimet e ushqimit. Në të kundërt, ngrënia e shpeshtë jashtë u shoqërua me shpenzime më të larta dhe nuk pajtohet me dietat ushqimore”.
Dëgjimi i muzikës
Një melodi e mirë mund të ushqejë veshin dhe t’i shtojë vite jetëgjatësisë. Patrick Fagan, një pedagog në Goldsmiths, Universiteti i Londrës, thotë se ndjekja e rregullt e koncerteve mund t’i shtojë vite jetës suaj. Studimi i udhëhequr nga Fagan zbuloi se vetëm 20 minuta dëgjim mund të rrisë ndjenjën tuaj të mirëqenies deri në 21%.
Në veçanti, frekuentimi i koncerteve rrit:
Ndjenjën e vetëvlerësimit me 25%
Ndjenjën e afërsisë me të tjerët me 25%
Stimulimin mendor me 75%
Studimi arriti në përfundimin se ndjenja të tilla pozitive mund të rrisin jetëgjatësinë deri në nëntë vjet. Sipas Faganit: “Hulumtimi ynë tregon ndikimin e thellë të koncerteve në ndjenjat e shëndetit, lumturisë dhe mirëqenies me pjesëmarrjen e rregullt që është çelësi.”
Vullnetarizmi
Një nga mënyrat më të mira për të bërë pak mirë për veten është të ndihmoni të tjerët. Por, vetëm nëse motivet tuaja janë të pastra. Një studim i botuar në revistën “Health Psychology”, zbuloi se vullnetarizmi me të vërtetë zgjat jetën, por me një paralajmërim të çuditshëm, sipas Shoqatës Amerikane të Psikologjisë:
Sipas studimit, vullnetarët jetuan më gjatë se njerëzit që nuk dolën vullnetarë nëse raportuan vlerat altruiste ose dëshirën për lidhje shoqërore si arsyet kryesore për dëshirën për të bërë punë vullnetare.
Studiuesit spekuluan se motivimi i duhur është çelësi për të përfituar sa më shumë nga vullnetarizmi, sepse ai i mbron vullnetarët nga faktorët stresues, të tillë si cënimi në kohën e vullnetarëve dhe mungesa e pagës, që lidhen me kryerjen e punëve të mira.
Ecja
Akti i thjeshtë i vendosjes së njërës këmbë përpara tjetrës mund të ketë një ndikim të thellë në shëndetin tuaj. Në mënyrë të pabesueshme, ata që bëjnë shëtitje të shpejta mund të jetojnë deri në 20 vjet më shumë se pjesa tjetër, sipas një studimi të klinikës Mayo.
Edhe më mirë, njerëzit përfitojnë, pavarësisht nga indeksi i masës së tyre trupore.
Por, ju duhet të bëni disa përpjekje për të: Studiuesit vërejnë se kërkohet ecje e shpejtë, 100 hapa në minutë, për të përfituar në zgjatjen e jetës.
Të kesh një kafshë shtëpiake
Pak lidhje janë aq të forta sa ato që lidhin pronarët me kafshët shtëpiake të tyre të dashura. Një sërë kërkimesh kanë zbuluar se këta pronarë gëzojnë shumë përfitime shëndetësore nga të qenit rreth miqve të tyre me gëzof.
Për shembull, një meta-analizë e studimeve të publikuara midis viteve 1950 dhe 2019 zbuloi se pronarët e qenve kishin një reduktim prej 24% të rrezikut për vdekje nga çdo shkak.
Përfitimi është edhe më i theksuar për njerëzit, të cilët kanë probleme ekzistuese të zemrës. Autorët e studimit besojnë se ecja me një qen – dhe marrja e pak ushtrimeve shtesë – mund të luajë një rol të madh në këto rezultate të përmirësuara shëndetësore.
Një studim i veçantë në Journal of Vascular and Interventional Neurology zbuloi se njerëzit që zotërojnë mace kanë një rrezik të reduktuar të vdekjes nga sulmi në zemër ose goditja në tru.