Akuzohet se ka dhunuar fizikisht ish-të dashurën, lojtari i Dortmundit në telashe serioze

Akuzohet se ka dhunuar fizikisht ish-të dashurën, lojtari i Dortmundit në telashe serioze

Prokuroria e qytetit të Dortmundit, në Gjermaninë perëndimore, konfirmoi fillimin e një hetimi për dhunë në familje ndaj lojtarit të Borussias së Dortmundit, Nico Schulz, i cili i mohon akuzat e bëra nga ish-e dashura e tij.

“Nico Schulz na informoi se do të mbrohet kundër këtyre akuzave me ndihmën e një avokati dhe, përveç kësaj, pretendon prezumimin e pafajësisë”, njoftoi Dortmundi në një deklaratë. “Akuzat e bëra (kundër Schulz), për të cilat Borussia Dortmund nuk ishte në dijeni deri në raportimet e mediave, janë jashtëzakonisht serioze dhe tronditëse për klubin”, vijon deklarata e Dortmundit.

“Borussia Dortmundit e merr këtë shumë seriozisht dhe distancohet nga çdo formë dhune. Megjithatë, Borussia Dortmund nuk është palë në procedurë dhe nuk ka akses në dosjet e hetimit apo akuzat e supozuara penale,” shtohet në deklaratë.

Sipas të përditshmes “Bild am Sonntag”, akuzat janë bërë një ish e dashura e Schulz. Lojtari nuk ishte pjesë e skuadrës së Borussias së Dortmund për ndeshjen e Bundesligës kundër Bayer Leverkusenit të shtunën.

Përveç kësaj, llogaritë e Schulz-it në Twitter dhe Instagram janë çaktivizuar.

Schulz u bë pjesë e Dortmundit në vitin 2019 pasi më parë kishte luajtur për TSG 1899 Hoffenheim, Borussia Mönchengladbach dhe Hertha. Anësori ka luajtur 12 ndeshje me kombëtaren gjermane dhe paraqitja e tij e fundit ishte më 11 nëntor 2020 në fitoren 1-0 kundër Republikës Çeke.

“Meqenëse ky është një rast në fazat e hershme të hetimit dhe situata faktike dhe ligjore është jashtëzakonisht konfuze për Borussian e Dortmundit, ne nuk jemi aktualisht në gjendje të vendosim për masë disiplinore”, njoftoi Dortmundi.

“Megjithatë, ne rezervojmë të drejtën për ta bërë këtë në çdo kohë kur të mësojmë diçka më shumë dhe në mënyrë objektive”, sqaroi klubi në deklaratën e tij për shtypin.

Shpërndaje në: