Klubi i Premier League ofron 38 milionë euro për Brojën, Chelsea vendos për sulmuesin kuq e zi

Klubi i Premier League ofron 38 milionë euro për Brojën, Chelsea vendos për sulmuesin kuq e zi

Bomberi i Shqipërisë, Armando Broja, është dëshira e madhe e klubit londinez, West Ham United në këtë merkato verë.

Plot 38 milionë euro ofruan drejtuesit e klubit të West Ham për sulmuesin shqiptar, por Chelsea duket se nuk dëshiron ta shesë lojtarin kuqezi.

Një huazim nuk shihet aspak si mundësi, me ekspertin e merktos Fabrizo Romano që tregon se trajneri gjerman i Chelsea, Thomas Tuchel është një admirues i madh i cilësive të 20 vjeçarit.

Prandaj, trajneri gjerman dhe drejtuesit e klubit të Chelsea, nuk dëshirojnë që ta shesin lojtarin, që ka kontratë deri në vitin 2026 me blutë.

“Chelsea dhe West Ham janë ende në negociata të drejtpërdrejta për marrëveshjen me Armando Brojën. Chelsea tani po lufton për të mbajtur Armandon, Tuchel është një tifoz i madh – dëshiron që ai të qëndrojë. West Ham ende po shtyn. Nuk është e thënë se nuk ka mundësi për një huazim, po diskutohet vetëm një lëvizje e përhershme”, thotë Romano në faqen e tij në Twitter.

Duket se Broja do të qëndrojë te Chelsea.

Shpërndaje në: