Kush do ta fitojë garën për 16 vjeçarin ‘jashtëtokësor’, Endrick?
Chelsea thuhet se u është bashkuar Barcelonës dhe Real Madridit për 16 vjeçarin e talentuar brazilian, Endrick.
Sulmues i ri e premtues i së ardhmes ka vazhduar kontratën me klubin e tij Palmeras, por po shikon për një lëvizje në Evropë, shkruan The Sun, përcjellë Periskopi.
Blutë do të duhet të rivalizojnë Barçën si dhe Realin për nënshkrimin e Endrick .
Reali, në veçanti, ka bërë mirë në tregun brazilian vitet e fundit, duke nënshkruar me lojtarë si Vinicius Jr dhe Rodrygo.
Por në raport thuhet se propozimi i Chelseat për lojtarin është pritur mirë.
Si Endrick ashtu edhe familja e tij janë të kënaqur me propozimin nga skuadra e Premier League.
Megjithatë, nëse Chelsea fiton garën për Endrick, ata do të duhet ta huazojnë lojtarin derisa ai të mbushë 18 vjeç për shkak të rregulloreve të Britanisë së Madhe.
Endrick është një fans i madh i Vinicius Jr dhe madje i është dërguar një fanellë nga sulmuesi i Realit dhe Brazilit./Periskopi/