Filmi ‘Lost Exile’ i Fisnik Maxhunit, në Festivalin e Kanës

Filmi ‘Lost Exile’ i Fisnik Maxhunit, në Festivalin e Kanës

Filmi “Lost Exile” i regjisorit Fisnik Maxhuni do të jetë pjesë e Festivalit të Kanës.

Vetë regjisori sot ka treguar se filmi është përzgjedhur për tu shfaqur në programin “Coup de Coeur” në Festivalin prestigjioz të Kanës në Francë, në maj të këtij viti.

Filmi ku luajnë aktorët Arben Bajraktaraj, May-Linda Kosumovic, Sunaj Raca, Fatmir Spahiu, bën fjalë për trafikimin ilegal të emigrantëve nga Kosova për në vendet perëndimore përmes Serbisë, dukuri kjo që ka prekur një numër të madh të familjeve kosovare në kërkim të një jete më të mirë.

Ndër personazhet kryesore të filmit është një familjar i quajtur Emir, i cili punon për botën e krimit lokal si trafikant njerëzish në mes Serbisë dhe Hungarisë. Hana, një grua e re nga Kosova dëshiron të largohet nga vendi i saj dhe takohet me Emirin për ta larguar atë.

Filmi ka marrë çmime në Francë e në New Delhi, ndërsa po vazhdon me pjesëmarrje të suksesshme. / KultPlus.com 

Shpërndaje në: