Munishi: Na jena baba, me probleme e pa probleme – lufta vazhdon
Trajneri karizmatik, Ismet Munishi, ka bërë një tjetër postim në stilin e tij.
Munishi, që nga sezoni i ri do të jetë në stolin e FC Prishtinës, ka thënë se ky klub është “baba” me ose pa probleme.
47-vjeçari këtë postim e lidhi me faktin që klubi kryeqytetas është klubi më i trofeshëm në Kosovë.
Prishtina numëron 11 tituj kampioni në Kosovë.
“Me probleme pa probleme. Na jena Baba. Lufta vazhdon.”, shkroi Munishi në “Facebook”.
Kujtojmë se sezoni 2022/23 në Superligën e Kosovës fillon më 13 gusht, teksa Prishtina ndeshjen e parë e luan në udhëtim te Dukagjini.