Ronaldo nuk qëndroi deri në fund të miqësores me Vallecanon, u largua nga “Old Trafford” më herët

Ronaldo nuk qëndroi deri në fund të miqësores me Vallecanon, u largua nga “Old Trafford” më herët

Si duket ende nuk është e qartë e ardhmja e sulmuesit të Man United, Cristiano Ronaldo.

37-vjeçari ishte sot pjesë e miqësores ndaj Rayo Vallecano, por që u largua nga ndeshja vetëm pas 45 minutave lojë, shkruan Periskopi.

Ky takim përfundoi me rezultatin final në 1:1.

Në media qarkulluan lajme se destinacioni i tij i mundshëm ishin tri skuadra, Atletico Madridi, Liverpooli dhe Sporting Lisbona.

Por, ende nuk ka asgjë në këtë drejtim, madje tifozët e Atletico Madridit e kanë refuzuar atë kategorikisht.

Sipas mediave në Angli, Ronaldo është larguar ende pa u kryer miqësorja.

 

Pasi po largohej Ronaldo nga ‘Old Trafor’, tifozët kishin dal për ta pritur atë dhe kërkon autografe nga sulmuesi.

Shpërndaje në: