Miliona njerëz mund të vuajnë nga problemet me nuhatje dhe shije pas infektimit me COVID-19

Miliona njerëz mund të vuajnë nga problemet me nuhatje dhe shije pas infektimit me COVID-19

Rreth një në 20 njerëz që kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 në mbarë botën kanë probleme afatgjata të nuhatjes ose shijes për të paktën 6 muaj, ka zbuluar një studim i ri.

Sondazhi u përpilua nga një ekip ekspertësh ndërkombëtarë, duke përfshirë disa nga Mbretëria e Bashkuar dhe analizoi të dhënat nga 18 studime që përfshinin 3,699 pacientë, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Ky sondazh përdori modelimin për të vlerësuar se sa njerëz vazhdojnë të kenë probleme me shije ose nuhatje për të paktën gjashtë muaj pas infektimit me COVID-19. Ai zbuloi se rreth 5.6 për qind e pacientëve vuajnë nga mosfunksionimi i nuhatjes për të paktën gjashtë muaj, ndërsa 4.4 për qind kanë një ndryshim në shije.

15 milionë njerëz mund të vuajnë nga humbja e nuhatjes

Deri në këtë muaj kishte pasur rreth 550 milionë infeksione COVID në mbarë botën, që do të thotë se 15 milionë mund të kenë pasur probleme me nuhatjen dhe 12 milionë kishin probleme me shije, vlerësoi studimi.

Ai shtoi se gratë kanë më pak gjasa të rikuperojnë shqisën e tyre të nuhatjes dhe shijes dhe pacientët që vuajtën më shumë në infeksionin fillestar kishin më shumë gjasa të kishin probleme afatgjata.

“Humbja e nuhatjes dhe shijes ndikon negativisht në cilësinë e jetës duke i privuar të prekurit nga disa kënaqësi të përditshme dhe lidhje sociale”.

“Njerëzit gjithashtu mund të përjetojnë anoreksi, neveri ndaj ushqimit, kequshqyerje, ankth dhe depresion”, thuhet në studim.

Shpërndaje në: