Pamje të rralla të Leo Messit – “E shkruar nga Zoti që të bëhej i madh”
Lionel Messi pafije dyshimi është futbollisti më i mire i të gjitha kohërave, për talentin që ka në futboll.
Leo është shtatë here fitues i çmimit më të madh në futboll, “Topi i Artë”, shkruan Periskopi.
Messi jo rastësisht është më i miri, ai gëzon talentin e këtij sporti qysh nga i vogel, kur shihet në video duke bërë gjëra të ‘çmendura’ në fushë.
Për të madje thonë se ka qenë “e shkruar nga Zoti” që do të bëhej më i madhi pasi talenti dhe magjia ishin në këmbët e tij që kur ishte fëmijë.
E një video po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale, teksa shihet futbollisti i Paris Saint-Germainit duke dhuruar spektakël në një ndeshje të të rinjve.