“Zihet grushti” – Përleshje masive e lojtarëve me Policinë në Argjentinë

“Zihet grushti” – Përleshje masive e lojtarëve me Policinë në Argjentinë

Nuk kanë të ndalur lajmet e zeza nga Amerika e Jugut.

Futbolli atje është mjaft atraktiv, por atë dinë ta prishin kohë pas kohe tifozët, të cilët i kanë qitur hije të zezë sportit atje.

Por, në rastin e fundit, ishin futbollistët ata që shkaktuan telashe, duke u përleshur me policinë,.

Në ndeshjen e zhvilluar në Argjentinë ndërmjet Barracas Central dhe Patronato, e cila përfundoi 2:1 për ekipin vendës, pati gjithçka: karton të kuq, gola të anuluar, penallti e humbur dhe përleshje në mes të lojtarëve me policinë.

VIDEO

Lojtarët mysafirë e humbën durimin dhe shpërthyen me akuza ndaj referit, të cilin e fajësonin për humbjen e pësuar.

Por, ndërkohë në fushë u futën forcat e rendit dhe aty plasi një sherr i madh.

Me siguri, lojtarët problematikë, të cilët i matën forcat me policinë, do të arrestohen.

Shpërndaje në: