Një robot ia thyen gishtin një fëmije ndërsa luanin në një turne shahu

Një robot ia thyen gishtin një fëmije ndërsa luanin në një turne shahu

Një robot theu gishtin e një djali shtatëvjeçar që luante shah.

Makina i kryente lëvizjet e saj me shpejtësi, por shpejtësia e djalit në lëvizjen e pjesëve bëri që krahu robotik të binte në dorën e djalit, shkruan MARCA, përcjellëPeriskopi.

“Ne nuk kemi asnjë lidhje me robotin, thjesht e marrim me qira,” shpjegoi Sergey Lazarev, president i Federatës së Shahut të Moskës.

“Ka disa rregulla sigurie dhe djali me sa duket i ka shkelur. Kur bëri lëvizjen e tij, nuk e kuptoi se duhej të priste më parë.

Sergey Smagin , nënkryetar i Federatës Ruse të Shahut i tha kanalit Telegram Baza, i cili publikoi videon e incidentit.

“Ky është një rast jashtëzakonisht i rrallë, i pari që më kujtohet”, shtoi ai.

Djali, një nga 30 shahistët më të mirë të Rusisë në kategorinë nën nëntë vjeç, rifilloi të luante ditën tjetër me gishtin në gips. Vullnetarët e turneut e ndihmuan atë të regjistronte lëvizjet e tij.

Shpërndaje në: