Drita kërkon historinë në Conference League, sot zhvillohet ndeshja kthyese ndaj Royal Antwerp
Drita kërkon historinë në futbollin evropian.
Skuadra kosovare do të përballet sot me skuadrën belge, Royal Antwerp.
Kjo do të jetë ndeshja e dytë e dy skuadrave në kuadër të Ligës së Konferencës, pasi në të parën luajtën 0-0 në Belgjikë.
Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Tanimë dy skuadrat kanë bërë përgatitjet e fundit për këtë duel shumë të rëndësishëm, si për ekipin kosovar ashtu edhe atë belg.
“Intelektualët” treguan paraqitje shumë pozitive në takimin e parë dhe me pak fat mund të kalojnë në raundin tjetër, sidomos me ndihmën e madhe të tifozëve, atje ku së paku 9 mijë tifozë pritet të jetë të pranishëm.