Besfort Kasumi gjykon ndeshjen e Conference League: Përgjegjësi e madhe, por do ia dalim me profesionalizëm
Gjyqtarët kosovarë edhe këtë mesjavë do të jenë pjesë e ndeshjeve të rrethit të dytë të Conference League.
Në ndeshjen Vaduz – Koper drejtësinë do të ndajnë gjyqtarët kosovarë me kryesorin, Besfort Kasumin, shkruan Periskopi.
Përcjellësit e Kasumit do të jenë Edmond Zeqiri e Fatmir Sekiraqa, ndërsa gjyqtari i katër do të jetë Gramos Shala.
Periskopi ka kontaktuar me gjyqtari kryesor të kësaj ndeshje të rëndësishme, Besfort Kasumin për të parë se a janë të gatshëm për këtë sfidë.
Kasumi fillimisht tha se është ndjenjë e veçantë të referosh në ndeshje të tilla, dhe përgjegjësia është e madhe.
“Është ndjenjë shumë e mirë, por edhe me mjaft përgjigjësi, pasi dihet se çfarë rëndësie kanë ndeshjet e organizuara nga UEFA”, tha fillimisht gjyqtari kosovar.
Ai tutje tha se do jetë një ndeshje stresuese, por që me përvojë do e kalojnë edhe këtë sfidë.
“Është emocion i veçantë, dhe normalisht siçdo punë edhe kjo e jona është mjaft stresuese, por me përvojë edhe kjo sfidë kalon mirë. Është profesion që e kam bërë gjithë kohës me shumë passion”, tha ai.
Kujtojmë se kjo nuk është ndeshja e parë ndërkombëtare që Kasumi ndan drejtësinë, pasi ai ka gjykuar edhe takimin, Greqi – Lituan në shtator të vitit 2021./Periskopi/