Bayerni zbulon pse e refuzoi Cristiano Ronaldon

Bayerni zbulon pse e refuzoi Cristiano Ronaldon

‘Stuhia mediatike’ rreth Cristiano Ronaldos dhe largimit të tij të mundshëm nga Manchester United duket se nuk ka kufij këtë verë.

Një nga skuadrat që u lidhën me një lëvizje për sulmuesin portugez ishte Bayern Munich, por ata, së bashku me skuadrën e Premierligës, Chelsea u distancuan nga marrëveshja, shkruan Periskopi.

Menaxheri i Bayern Munichut, Oliver Kahn , ka pranuar për Bild se klubi gjerman ka vlerësuar mundësinë e nënshkrimit të yllit portugez.

“Ne e kemi diskutuar këtë çështje. Përndryshe, nuk do të bënim punën tonë siç duhet”, tha Kahn, i cili shprehu admirimin e tij për sulmuesin.

“Personalisht mendoj se Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë në planet”.

Por duket se pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk i përshtatej shumë stilit të jetesës së kampionëve të Bundesligës.

“Ne arritëm në përfundimin se, me gjithë vlerësimin që kemi të gjithë për të, ai nuk do të ishte përshtatur me filozofinë tonë në situatën aktuale”, tha ai.

Ronaldo mbrëmë është rikthyer në Man United për të biseduar me trajnerin, Ten Hag.

Shpërndaje në: