Huqja e radhës e Ermal Krasniqit – Ishte i vetëm me portierin
Ermal Krasniqi ka humbur një tjetër rast të mirë për të shënuar gol ndaj La Fioritas.
Pasi e humbi një rast me portën e zbrazët në fundin e pjesës së parë, sulmuesi i Ballkanit tani e ka humbur një tjetër rast të volitshëm – në fillimin e pjesës së dytë.
Pasi pranoi një top nga Nazmi Gripshi brenda zonës, Krasniqi nuk ia doli të shënoi i vetëm përball portierit kundërshtar.
Ndryshe, Ballkani momentalisht është duke fituar me rezultatin 2:0.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja në ndeshjen e parë kishte fituar 4:0 dhe kështu po shkon sigurt drejt kalimit në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.