A huqet ky rast o Ermal Krasniqi? Sulmuesi nuk shënon nga afërsia në portën e zbrazët
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e kthimit mes Ballkanit dhe La Fioritas, të vlefshme për raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Siç pritej, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja e dominoi këtë pjesë dhe e mbylli me epërsi prej dy golave.
Sulmuesi, Albion Rrahmani, shënoi të dy golat për kampionët e Kosovës – në minutat 6 dhe 8.
Mirëpo, Ballkani kishte mundësi që të mbyllte 45 minutat e parë me tri gola epërsi në fundin e pjesë.
Megjithatë, Ermal Krasniqi dështoi të shënoi në portën e zbrazët dhe nga afërsia. Ai e kaloi edhe portierin kundërshtar, mirëpo goditja e tij u ndal nga shtylla.
Ndryshe, Ballkani po shkon sigurt drejt kualifikimit për në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.
Kujtojmë ndeshja e parë e zhvilluar në San Marino kishte përfunduar me fitoren 0:4 të therandasve.