Wanda Nara del jashtë vetit në Ibiza, shfrenohet me një të panjohur
Ndërkohë që Mauro Icardi djersit fanellën në përgatitoret verore me PSG-në, me shpresën për të bindur trajnerin Galtier ta mbajë ende në kryeqytetin francez, bashkëshortja-menaxhere e tij ka zgjedhur të argëtohet në Ibiza.
Wanda Nara ka qenë në qytetin e njohur spanjoll për të ndjekur koncertin e këngëtarit portorikan Ozuna, teksa nën shoqërinë e saj ka qenë e motra, Zaira Nara dhe disa meshkuj të panjohur.
Fotot dhe videot e Wandës, që “admirohet” nga djemtë e panjohur, po bëjnë me shpejtësi xhiron e botës, teksa mbetet të shihet reagimi i Icardit, pasi t’i shikojë.
Kujtojmë që çifti kaloi disa probleme në pranverë të këtij viti, por prej muajsh ishte vendosur paqja dhe gjërat po shkonin më së miri.