McGregor dhe Mayweather janë gati për revanshin e madh

McGregor dhe Mayweather janë gati për revanshin e madh

Conor McGregor dhe Floyd Mayweather thuhet se janë ‘shumë afër’ për të rënë dakord për një rimeç sensacional – pesë vjet pas takimit të tyre të parë në ring.

Mayweather kishte arritur rekordin e paprekshëm 50-0 me një nokaut në rundin e 10-të ndaj McGregor në vitin 2017, përcjellë Periskopi.

Sipas The Sun , dyshja janë aktualisht në bisedime për një tjetër meç të madh.

Thuhet se kushtet personale tashmë janë arritur mes dy luftëtarëve, por ende nuk ka një marrëveshje për numrin e raundeve, me ish-kampionin e UFC-së McGregor që dëshiron 10.

Lufta është caktuar të jetë në 155 paund që do të kërkonte që McGregor të humbte një peshë të konsiderueshme.

Luftëtari irlandez besohet të ketë peshë deri në 190 paund që nga rikuperimi kur kishte thyer këmbë në humbjen ndaj Dustin Poirier në UFC 264 në korrik të vitit të kaluar.

Thuhet se Mayweather i ka ofruar McGregor 157.9 milionë dollarë (131.5 milionë funte) për ndeshjen e kthimit dhe thuhet se është i gatshëm të vendosë në linjë rekordin e tij të pamposhtur profesional.

Një burim ‘afër kampit të Mayweather’ i tha The Sun: “Connor do ta nis duelin vetëm me kusht që Floyd të jetë i gatshëm të vendosë rekordin e tij profesional – kështu që lufta nuk do të jetë një luft koti, do të jetë një luftë zyrtare.

“Do të jetë hera e fundit që Floyd do të dalë në ring, kështu që nuk duhet humbur”, thuhet kampi i Mayweather.

Shpërndaje në: