Çfarë do të thotë fjala “Shvercerat” që e mbajnë tifozët e Shkupit?
Sonte Shkupi e ka ndeshjen vendimtare ndaj Dinamo Zagrebit në Ligën e Kampionëve.
Skuadrat do të takohen sonte me fillim nga ora 21:00 për ndeshjen e kthimit në Champions, shkruan Periskopi.
Takimi zhvillohet në stadiumin “Tose Proeski” në Shkup dhe do të ketë një numër të madh të tifozëve “Shvercerat”.
Nga vjen ky emër i tifo-grupit të FC Shkupi dhe çfarë do të thotë ai?
Mbështetësit e Shkupit pra janë “Shvercerat” të cilët u krijuan zyrtarisht në vitin 1989 në Çair të Shkupit. Shvercerat është shqip për “Kontrabandistët”. Shvercerat ishin edhe të njëjtët përkrahës të klubit paraardhës Sloga Jugomagnat, para bashkimit me klubin aktual Shkupi.
“Shvercerat” janë të njohur për marrjen e flamurit të tifozëve të ekipit rival.
Ata kanë arritur të marrin flamurin e Kratovës të Sileksit, flamurin e Vojvodit të Teteksit, banderolën e Komiti Zapadit të Vardarit, flamurin e Vinari të Vardarit të Negotinës, të Prilepit të Pobedës, të Frontit të Gjelbër dhe pankartat e BFC Huliganët e Pelisterit./Periskopi/