Sekretet e çifteve të lumtur në shtrat: 10 këshilla për t’i patur parasysh
1. Nuk e limitojnë seksin vetëm tek dhoma e gjumit
“Ne kemi një vogëlush që fle tek krevati ynë, prandaj duhet të jemi pak kreativë. Eshtë qejf të bësh seks në vende të tjera përveç shtratit. E bën seksin dhe emocionet ndryshe çdo herë.”
2. E heqin penetrimin nga menuja herë pas here
“Seksi mund të shkojë në nivel tjetër pa penetrimin klasik. Provojeni.”
3. Ose bëjnë pak pushime të gjata pa seks
“Ajo çfarë e ka përmirësuar jetën tonë seksuale ka qenë një pushim i gjatë nga seksi. Unë dhe partneri im i 7 viteve, herë pas here zgjedhim të mos bëjmë seks, por kur e bëjmë këtë flasim shumë për seksin. Kjo mungesë na shton dëshirën për njëri-tjetrin dhe rikthimi tek seksi është thjesht wow.”
4. Flenë nudo
“Kur fle nudo dhe padashje prekesh me njëri-tjetrin, diçka ndodh dhe ju përfundoni duke bërë seks. Pra të fjeturit lakuriq është një mënyrë natyrale që rrit numrin e herëve që ti dhe partneri bëni seks.”
5. Qeshin me gjëra të çuditshme që ndodhin në shtrat
“Seksi ka shumë gjëra brenda: përfshin gëzimin, kënaqësinë, të qënit intim, etj- por nuk përjashton as momentet gallatë dhe disi të çuditshme. Unë dhe partneri im i kujtojmë shpesh dhe ato na shtyjnë gjithnjë e më tepër drejt njëri-tjetrit.
6. Ata e dinë që seksi i mirë jo domosdoshmërisht është i egër
“Unë dhe im shoq jemi bashkë prej 25 vitesh dhe seksi ynë shijon le të themi…si vanilje. Sekreti i madh që duhet të dini është se nuk ka nevojë që të bëni seksin e ‘50 Shades of Grey’ për të pasur një jetë të kënaqur seksuale- duhet thjesht që ti dhe partneri të jeni të qartë për pritshmëritë në lidhje me njëri-tjetrin.”
7. Kanë një kalendar seksin
“Ne e planifikojmë seksin para. Patjetër që seksi spontan është shumë seksi, por te kesh një ditë kohë për të fantazuar, për të flirtuar dhe për të bërë paralojën që do kërkon pak planifikim dhe të jep kohë për t’u përgatitur.”
8. Nuk kanë turp t’i thonë fëmijëve që i duhet pak privatësi
“Ne i themi fëmijëve që na duhet pak kohë vetëm. Jemi shumë të lidhur me njeri-tjetrin dhe flasim për shumë gjëra. Ndonënse para pandemisë nuk i thoshim kur do të bënim seks, pandemia na detyroi të ndajmë disa gjëra. Askush s’dilte nga shtëpia dhe ishte SUPER stresuese, prandaj ca gjëra duheshin bërë të qarta.”
9. Janë pro seksit të shpejtë
“Fokusohemi 100% aty dhe është ëoë. Ti gjen mënyra të reja dhe ndihesh shumë më energjike. 10/10 për seksin e shpejtë.”
10.Pushimet janë për të zgjeruar horizontin seksual
“Të jesh larg rutinës së përditshme të rrit dëshirën për t’u afruar më shumë e për të gjetur mënyra të reja edhe më seksi për seksin.”
Burimi: Huffington Post