Joshua tregon pse zgjodhi Robert Garcian si trajner, përmend edhe meçin e frikshëm me Usyk
Anthony Joshua po afrohet gjithnjë e më shumë me revanshin ndaj Oleksandr Usyk dhe vëmendje për të është gjithnjë më e madhe.
Së fundmi, boksieri britanik, Anthony Joshua ka dhënë disa komente lidhur me përzgjedhjen e trajnerit.
AJ ka ndërruar trajner dhe tashmë po punon me Robert Garcia. Ky i fundit i pëlqen ish-kampionit, pasi është një “djalë i keq”.
“Teksas, Fresno, LA, kam parë shumë trajnerë në secilin vend para se të zgjidhja trajnerin e ri – dhe kishte edhe trajnerë që s’i kam parë – por ai ishte zgjedhja ime”, ka thënë Joshua.
“Robert Garcia është një trajner ‘djalë i keq”, shtoi britaniku. Si boksier është me rëndësi të qëndrosh në palestër gjatë gjithë vitit. Unë e njoh luftëtarin me të cilin po luftoj”, shtoi britaniku.
Tutje, AJ ka thënë se me situatën e re të krijuar me stafin e trajnerëve, situata pritet të jetë shumë më mirë sesa herën e fundit.
“Këndi është sikur pit-stop. Ke afërsisht 55 sekonda për t’u qetësuar, për të pirë ujë, dhe për instruksione të thjeshta. Kishte shumë zëra njëherazi dhe sigurisht kjo s’i bën mirë askujt, jo vetëm mua”, tha mes tjerash britaniku.
Joshua dhe Usyk do të përballen me njëri-tjetrin më 20 gusht të këtij viti, në Jeddah të Arabisë Saudite. Titujt e kampionit janë në lojë.