PSG do të merr psikolog në skuadër, arsyeja habit të gjithë

PSG do të merr psikolog në skuadër, arsyeja habit të gjithë

Paris Saint-Germain po mendon të sjellë një psikolog për të ndihmuar skuadrën sezonin e ardhshëm pas eliminimeve të përsëritura në Champions League.

Eliminimi i sezonit të kaluar në rrethana dramatike kundër Real Madridit e bëri idenë shumë më të besueshme për kampionët e Ligue 1 dhe tani duket se ata më në fund mund të marrin një vendim, shkruan Periskopi.

Ideja është më konkrete tani pas ardhjes së Luis Campos si drejtor sportiv dhe Christophe Galtier si trajner, kjo sipas gazetës franceze L’Equipe.

Nuk ka asnjë profesionist të specializuar në fushën e psikologjisë sportive në stafin aktual të PSG -së.

Ky nuk është ndryshimi i vetëm në aspektin mjekësor që po shqyrtohet. Klubi parizian do të sjellë edhe një nutricionist për ekipin e parë.

PSG -ja ka pasur raste të përsëritura në Ligën e Kampionëve në vitet e fundit, ku ata kanë humbur shumë para nga investime që kanë bërë.

Shpërndaje në: