Flet trajneri i Shkupit para ndeshjes së kthimit me Dinamo Zagrebin: Tifozët të na mbështesin

Flet trajneri i Shkupit para ndeshjes së kthimit me Dinamo Zagrebin: Tifozët të na mbështesin

Skuadra e Shkupit nesër do të zhvillojë ndeshjen e kthimit në turin e dytë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve ndaj Dinamo Zagrebit.

Skuadra e Shkupit ka barazuar në 2:2 në ndeshjen e parë, ku ende i ka ‘letrat e hapura’ për një kualifikim tutje, shkruan Periskopi.

Para ndeshjes së nesërme për media ka folur edhe trajneri i klubit nga Maqedonia e Veriut, Goce Sedlloski i cili tha se e gjitha që i duhet është mbështetja e tifozëve.

“Pas asaj ndeshje që e luajtëm në Zagreb dhe rezultatit pozitiv që e kemi, nesër na pret një ndeshje e vështirë. Nuk duhet të mashtrohemi nga barazimi që morëm në Maksimir.

“Gjatë gjithë javës në stërvitje në kemi dhënë maksimumin, dhe jemi të gatshëm për ndeshjen e nesërme. Unë besoj në një fitore dhe kualifikim historik, por për ta realizuar atë na duhet mbështetja e publikut, dhe tifozëve tanë të cilët janë lojtari ynë i dymbëdhjetë, deklaroi kryetrajneri Goce Sedlloski.

Kujtojmë se ndeshja mes Shkupit dhe Dinamo Zagrebit zhvillohet në stadiumin “Çair” me fillim nga ora 21:00./Periskopi/

Shpërndaje në: