Treshja e frikshme e sulmit të PSG-së, Messi, Neymar e Mbappe shënojnë në miqësore

Treshja e frikshme e sulmit të PSG-së, Messi, Neymar e Mbappe shënojnë në miqësore

Paris Saint-Germaini ka dhuruar spektakël në miqësoren e fundit.

Kampioni francez e ka mposhtur ekipin japonez, Gamba Osaka me rezultat të tenisit, 6:2.

Në këtë ndeshje, të zhvilluar në stadiumin “Panasonic Stadium Suita”, skuadra e Galtier ia doli ta mbyllte çështjen e fituesit qysh në pjesën e parë.

VIDEO

Aty shënuan Sarabia, Neymar nga penalltia, Nuno Mendes dhe Leo Messi.

Kurse, në atë të dytë, braziliani Neymar e gjeti golin e dytë personal, ndërsa më pas realizoi edhe Mbappe, po ashtu nga 11 metërshi.

PSG-ja e pret një tjetër sezon prej protagonisti.

Natyrisht, synim i këtij klubi është që ta fitojë Ligën e Kampionëve, për herë të parë në histori të tij.

Shpërndaje në: