Gjashtë truke për t’ju ndihmuar të hani më pak pa u ndjerë të uritur
Kushdo që ka qenë ndonjëherë në dietë duhet të ketë ndier se, pavarësisht vakteve të rregullta për disa orë, ndihej më i uritur se zakonisht.
Përveç kësaj, ne heqim dorë nga dieta, fillojmë të marrim edhe më shumë ushqim dhe mbingarkojmë stomakun, i cili më pas zgjerohet dhe në fund, kemi nevojë për shumë ushqim për ta ngopur atë.
Edhe pse nutricionistët shpesh flasin për të, nuk është kurrë e kotë të përmendim se si mund ta kënaqim urinë dhe ta mashtrojmë trupin tonë se nuk jemi të uritur.
Gjashtë përgjigje të thjeshta për pyetjen “Si të hani më pak?”:
– Lani dhëmbët pas çdo vakti
– Pini një gotë ujë para se të hani
– Hani më shumë ushqime me pak kalori
– Hani më shumë proteina të pastra
– Përdorni pjata më të vogla për vaktet
– Mos hani direkt nga paketa.