Shakira dhe Pique u takuan “ballë për ballë”, çfarë biseduan?
Muajt e fundit, vëmendja e mediave botërore ishte te divorci i yllit të Barcelonës, Gerard Pique dhe këngëtares Shakira.
Dyshja i dhanë fund lidhjes që e kanë nisur prej 12 vjetësh dhe kjo erdhi për shkak të tradhëtisë bashkëshortore.
Pas ndarjes, ka nisur “lufta” për kujdestarinë e fëmijëve dhe futbollistit nuk i pëlqen fakti se Shakira dëshiron të zhvendoset në Miami.
“AS” raporton se Shakira dhe Pique janë takuar për punën e kujdestarisë dhe ky takim nuk ka ecur mirë.
Shakira ka kërkuar që Pique të transferohet tek Inter Miami për t’i parë fëmijët, gjë e cila e ka mërzitur futbollistin pasi ai do qëndrimin te Barcelona edhe për një vit.
Data e radhës e takimit mes tyre është 4 gushti dhe Shakira do t’i marrë fëmijët për t’u takuar me Piquen në Bahamas.