Zyrtare: Mertens largohet nga Napoli
Dries Mertnes nuk do të jetë më lojtar i Napolit.
Lajmin e ka konfirmuar vetë ekipi, me anë të një postimi në faqen e tyre.
Fillimisht u tha që do të arrihej një marrëveshje për rinovim, ndërmjet drejtuesve të klubit dhe lojtarit, por kjo nuk ndodhi.
Kështu, Mertens i dha fund periudhës së tij nëntëvjeçare me Napolin.
E ardhmja e lojtarit ende nuk dihet, por spekulohet se do të kalojë te Lazio.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell videon falënderuese të ‘napolitanëve’ për belgun: