Bëhet virale video kur një tifoz i thotë Mullerit: Hajde në Arsenal
Thomas Muller është sulmuesi besnik i klubit të Bayernit prej 22 vitesh.
Një video që është bërë virale në rrjete sociale, shfaq sulmuesin gjerman duke dhënë autografe fansave të tij, shkruan Periskopi.
Papritmas njëri nga ta i thotë që të shkojë në Arsenal, por përgjigja e Muller ishte, “Jo, jo nuk jam i interesuar”.
Vitin që lam pas Muller për Bayernin ka zhvilluar 32 ndeshje dhe ka shënuar 8 gola.