Zyrtare: Armando Sadiku bëhet me skuadër të re
Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku është transferuar te ekipi nga liga e dytë spanjolle, FC Cartagena.
Lajmin për transferimin e Armandos te ekipi nga La Liga 2 e ka konfirmuar vetë klubi.
“FC Cartagena raporton se ka arritur marrëveshje me lojtarin shqiptar, Armando Sadiku, për t’iu bashkuar ekipit tonë për këtë sezon 2022/23, me mundësi vazhdimi të kontratës edhe për një sezon tjetër”, thuhet në njoftim.
Sulmuesi u transferua drejt Cartagena si një lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Las Palmas.