Kahn: Mund të konfirmoj se De Ligt dëshiron të vijë në Bayern
Drejtori i përgjithshëm i Bayern Munich, Oliver Kahn ka folur në lidhje me transferimin e qendërmbrojtësit të Juventusit, Matthijs de Ligt.
De Ligt është një lojtar mjaft i kërkuar këtë merkato.
Shumë ekipe janë pas tij, por për mbrojtësin holandez Bayerni është klubi ku preferon transferimin.
Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i përgjithshëm i bavarezëve, Oliver Kahn.
“Ne kemi pasur bisedime për Matthijs de Ligt, mund të konfirmoj se lojtari dëshiron të vijë në Bayern.
Do të kemi më shumë bisedime dhe më pas do të shohim se si do të shkojë”, tha ai.
Mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshja në mes drejtuesve të dy klubeve.