Ju që nuk e shikuat – Asisti klas dhe goli i Leart Paqaradës, sinjal FFK-së
Leart Paqarada ka treguar që në ndeshjen e parë të kampionatit që është formë të shkëlqyer.
Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen ku ekipi i tij St.Pauli ka triumfuar me rezultatin 3-1 ndaj Nurnbergut në Bundesliga 2, ka shënuar dhe ka asistuar në 37 minutat e para të lojës.
Në golin e parë, 27-vjeçari ka krosuar në mënyrë fantastike nga goditja e dënimit dhe shoku i skuadrës, Irvine është treguar i saktë me kokë duke e dërguar topin në fundin e rrjetës në minutln e 24′.
Më pas goli i dytë u shënua pikërisht nga Paqarada me penallti në minutën e 37′. Një debutim fantastik ky i kosovarit në kampionat me fanellën e St.Pauli.