Manaj fantastik, debuton me asist për Watfordin
Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj ka debutuar ditën e sotme në takimin miqësor që skuadra e tij Uatfordi zhvilloi kundër skuadrës angleze Wycombe.
25-vjeçari u aktivizua si zëvendësues në minutën e 60-të të takimit në suksesin përfundimtar të skuadrës së tij me rezultatin 4-1, ku asistoi edhe golin e fundit të sfidës.
Kjo ishte ndeshja e parë që Manaj luan me fanellën e ekipit anglez duke zyrtarizuar kështu fillimin e kësaj aventure të re.
REZULTATI FINAL:
Uatford 4-1 Wycombe
Sarr 2’, 49’, Denis 52’, 90+3’ Asprila/ Tafazoli 67’.