Pasi Serbia ia ndaloi FPPK-së pjesëmarrjen në Evropian, Bylbyl Sokoli: Politikanët serb të mos lejohen në Kosovë
Pingpongistëve të Kosovës iu është mohuar pjesëmarrja në Kampionatin Evropian të Pingpongut U21, që po mbahet në Beograd të Serbisë.
Pavarësisht se Kosova është anëtare me të drejta të plota në ETTU, sërish shteti serb e mohoi pjesëmarrjen e Kosovës si anëtare me të drejta të plota, shkruan Periskopi.
Për këtë ka reaguar edhe ish-trajneri dhe analisti sportive, Bylbyl Sokoli i cili tha se Qeveria duhet tu ndalojë politikanëve serb hyrjen në Kosovë.
Psotimi i plotë i Sokolit:
“Me urgjencë te reagojmë!
Ta shfrytzojmë rastin per senzibilizimin e menyres se sillet serbija me sportistet te cilet janë te pranuar ne asociacionet nderkombetare. Do te ishte mire si kunderpergjigje adekuate te mos lejohen politikanet serb per vizita te ndryshme ne komunat apo edhe kishat serbe (se paku deri ne fund te vitit)”.