Argjend Malaj transferohet në Suedi
Argjend Malaj ka nisur një aventurë në Suedi. Mesfushori kosovar ka firmosur me Ljungskile, ekip që garo në divizionin e tretë të futbollit suedez.
28-vjeçari nga Vushtrria ishte pjesë e Ballkanit në sezonin e fundit, ekip me të cilin fitoi titullin kampion në Kosovë.
Malaj ka luajtur edhe më Prishtinën e Feronikelin në futbollin dardan, teksa është aktivizuar në Superiore me Tiranën, Skënderbeun dhe Kamzën. Qendërmesfushori ka firmosur për një vit me Ljungskile, me opsionin e rinovimit me një tjetër sezon.
“Malaj është një lojtar që ka fituar trofe, ai plotëson në mënyrën më të mirë lojtarët tanë të rinj. Argjendi ka përvojën e duhur që i ka munguar skuadrës. Ai luan me të majtën, është i fortë fizikisht. Po flasim për një futbollist të zgjuar”, deklaroi Erik Lund, trajneri i Ljungskile.