Kosova u bllokua nga Serbia në Kampionatin Evropian të Pingpongut, për Periskopin flasin nga FPPK rreth skandalit që ndodhi

Kosova u bllokua nga Serbia në Kampionatin Evropian të Pingpongut, për Periskopin flasin nga FPPK rreth skandalit që ndodhi

Pingpongistëve të Kosovës iu është mohuar pjesëmarrja në Kampionatin Evropian të Pingpongut U21, që po mbahet në Beograd të Serbisë.

Pavarësisht se Kosova është anëtare me të drejta të plota në ETTU, sërish shteti serb e mohoi pjesëmarrjen e Kosovës si anëtare me të drejta të plota, shkruan Periskopi.

Në lidhje me skandalin që ndodhi në Serbi, e ku ishte e njoftuar edhe Federata Evropiane e Ping Pongut, PERISKOPI ka kontaktuar me Jeton Oruqin nëkryetarin e parë të FPPK-së.

“Federata e Ping Pongut të Kosovës, ka qenë në komunikim të rregullt me strukturat udhëheqëse të Federatës Evropiane të Ping Pongut. Ka kërkuar nga ta që të ofrohen kushte të barabarta për Kosovën sikurse për çdo anëtar tjetër të ETTU-së, që Kosova me marr pjesë në garat në Serbi për të rinj, me pjesmarrje të barbaratë dhe të drejtat e flamurit, himnit dhe vendosjes së flamurit në fanellat e sportistëve. Një gjë e tillë nuk është mundësuar edhe prej ETTU-së për faktin se Kampionati Evropian për të rinj mbahet në Beograd. FPPK të pakënaqur me këtë vendim, kanë inciuar kërkesë me datë 28 qershor në bordin e apelit të ETTU-së, që është mekanizëm gjyqësor, dhe me atë ankesë ne kërkojmë që bordi i apelit me konstatu se ETTU-ja ka dështu me i zbatu rregullat e saj që është e thirrur, që me i ofrua gjithë anëtarëve të saj të drejta të barabarta”, tha fillimisht Oruqi.

Nënkryetari gjithashtu tha se kërkesa e dytë i është drejtuar edhe Federatës së Serbisë, ku thuhet që t’i ndalohet organzimi i garave evropiane.

“Ndërsa kërkesa tjetër është ndaj Federatës së Serbisë që t’i ndalohet organzimi i garave evropiane deri në krijimin e kushteve të barabarta për anëtarët, gjithashtu kemi kërkuar edhe suspendimin e Federatës së Serbisë, pasi e njëjta ka dështuar t’i zbatojë rregullat dhe ka bërë shkelje të kushtetutës së ETTU-së pasi ka bërë diksriminim dhe trajtim të disfavorshëm ndaj Federatës së Ping Pongut të Kosovës”, vazhdoi ai.

Oruqi tregoi se si e kanë pranuar informacionin që ata nuk do të jenë pjesë e këtij kampionati të organizuar në Beograd.

“Ne kemi dashur që paraprakisht t’i sqarojmë këto çështje, për faktin që mos të kemi problem në kufijë. Kampionati është mbajtur nga data 6 korrik deri me 15, por që ne kemi inicuar kominikimin më herët në mënyrë që të mos kemi problem në kufi por edhe me pjesmarrjen e lojtarëve tanë në Beograd.
Njoftimin e kemi pranuar nga Federata Evropiane e Ping Pongut (ETTU)”, tha ai.
Për fund nënkryetari i FPPK-së tha se janë në kordinim me Komitetin Olmpik dhe MKRS-në se si Federatë e Ping Pongut të mos marrin pjesë në gara të tilla kur e drejta e tyre shkelet.

“Ne jemi në kodrdinim me Komiteti Olimpik të Kosovës dhe gjithashtu jemi konsultuar me MKRS, së pari ne si Federatë e Ping Pongut nuk pranojmë të marrim pjesë në gara ku të drejtat tona shkelen dhe nuk na ofrohen kushtet të barabarta si anëtarët e tjerë të ETTU-së”, tregoi Oruqi.

Ndryshe, sot gjatë ditës minsitri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku në një konferencë për media ka njoftuar se Federata e Ping Pongut të Kosovës ka doërzuar padinë në Komisionin Disiplinor të Federatës Evropiane të Pingpongut.

“Kemi përsëri sjellje destruktive nga shteti i Serbisë. Kjo është shkelje e rëndë e të drejtave të sportistëve tanë dhe shkelje e të gjitha konventave ndërkombëtare të sportit. Serbia vazhdon me destruktivitet dhe për këtë jemi duke i njoftuar të gjitha instancat relevante europiane. Organizatat tona sportive do të procedojnë me veprime ligjore në institucionet përkatëse ndërkombëtare. Deri në këtë moment Federata e Pingpongut të Kosovës ka dorëzuar padi në Komisionin Disiplinor të Federatës Europiane të Pingpongut. Ky është hapi i parë, por jemi në koordinim edhe me federatën përkatëse edhe me Komitetin Olimpik të Kosovës që beteja jonë ligjore me Serbinë të vazhdojë edhe në instancat tjera ndërkombëtare”, tha Çeku.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që sportistët tanë ndalohen nga Serbia për pjesmarrje në gara atje./Ideal Sufaj-Periskopi/

Shpërndaje në: