Messi e fitoi një penallti dhe e la Ramosin ta ekzekutonte, rivalët e dikurshëm marrin vëmendjen e të gjithëve
Disa vite më parë, nëse do t’i kishit thënë shokut tuaj se Lionel Messi dhe Sergio Ramos do të bëheshin shokë skuadre dhe se golashënuesi rekord i Barcelonës do të linte një legjendë të Real Madridit të ekzekutonte një penallti, atëherë ata do t’ju kishin thënë se ku të shkoni.
Por, ky është realiteti i çuditshëm dhe i papritur në të cilin ndodhemi, me çiftin që nga rivalë prej kohësh kaluan në shokë te Paris Saint-Germaini.
Kampionët e Ligue 1 u rikthyen në aksion të premten me një miqësore kundër ekipit të Ligue 2, Quevilly-Rouen, dhe të dy Messi dhe Ramos luajtën nga fillimi në ndeshjen e parë të trajnerit të ri, Christophe Galtier.
Dhe në hapje të ndeshjes (12’), Messi fitoi një penallti pasi u faullua brenda zonës. Por, në vend që të bëhej gati për të ekzekutuar penalltinë, siç e kemi parë të bëjë për klubin dhe kombëtaren, ai e la Ramosin që të gjuante.
Mbrojtësi spanjoll nuk gaboi nga pika e bardhë. Por, megjithatë, vëmendjen nga e gjithë kjo e mori pamja e Messit duke i dhënë penalltinë Ramosit, e cila ishte një pamje e pazakontë dhe që nuk mund të kuptohej nga disa tifozë.
“Sergio Ramos që shënon një penallti të fituar nga Lionel Messi është diçka që askush nuk do ta kishte imagjinuar ndonjëherë se do të ndodhte”, ka shkruar në “Twitter” njëri nga tifozët.
“Nëse dikush do të më thoshte ndonjëherë se Messi do të faullohej dhe do të jepte penallti Ramos i cili më vonë do të shënonte, unë do të qeshja me ty”, thuhet në postimin e një tifozi tjetër.
Edhe reagimet e tjera ka qenë thuajse të njëjta.