Andi Salihu nënshkruan kontratë profesionale me Prishtinën

Andi Salihu nënshkruan kontratë profesionale me Prishtinën

Andi Salihu është futbollisti i promovuar nga juniorët te skuadra e parë e Prishtinës.

19-vjeçari ka nënshkruar kontratë profesionale 4-vjeçare me klubin kryeqytetas.

FC Prishtina ka njoftuar se lojtari ka mahnitur trajnerin, Ismet Munishi, me paraqitjet e tij në seancat stërvitore.

Andi Salihu luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë. Ai ka qenë më herët i ftuar edhe te Kosova U15, U16, U17 dhe U19.

Pas nënshkrimit të kontratës profesionale, Salihu për faqen zyrtare të klubit ka deklaruar:

“Ndjehem shumë i lumtur që edhe zyrtarisht jam bërë pjesë e skuadrës së parë. Është nder dhe privilegj të jem pjesë e klubit më të trofeshëm në Kosovë.  Synimet janë që ta përfaqësoj klubin në mënyrë dinjitoze së bashku me lojtarët e tjerë, trajnerët dhe stafin. Normalisht që do të jetë sfidë e madhe që të bëhem pjesë e 11-shes së parë sepse ka shumë lojtarë të mirë, por mendoj se me punë do t’i arrijë të gjitha. ‘Plisave’ ju premtoj se do ta jap maksimumin tim në çdo moment në mënyrë që ta rikthejmë Prishtinën aty ku e ka vendin, në krye të tabelës”.

Shpërndaje në: