Distria Krasniqi e fiton medaljen e argjendtë në Zagreb, nuk ia del ndaj xhudistes japoneze
Një tjetër medalje e argjendtë është shtuar në sirtarin e xhudistes Distria Krasniqi.
Garuesja jonë arriti që sot ta rrëmbej të argjendtën në Grand Prix-in e Zagrebit.
Distria në finale të kategorisë deri në 52 kilogramë pësoi humbje nga japonezja, Utta Abe.
Deri në finale, ajo erdhi pasi triumfoi në gjysmëfinale ndaj izraelites Gefen Primo, me waza-ari.
Në çerekfinale, Krasniqi eliminoi mongolezen, Khorloodoi Bishrelt.
Paraprakisht, në raundin e dytë, Distria Krasniqi mposhti me IPPON xhudisten zvicerane, Binta Ndiaye.
Ndërkohë, në raundin e parë e kaloi lehtësisht xhudisten qipriote, Sofia Asvestan.