Raphinha prezantohet te Barcelona: Është një ëndërr e realizuar
Barcelona ka prezantuar sot futbollistin më të ri, Raphinhan.
Në fillim të kësaj jave, Barcelona kishte arritur marrëveshje me Leeds Unitedin për blerjen e brazilianit.
Klubi katalunas e ka prezantuar sot Raphinhan në “Camp Nou”. I pranishëm ishte edhe presidenti i klubit, Joan Laporta.
25-vjeçari ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.
Barça ka paguar 58 milionë euro për shërbimet e tij. Tarifa e transferimit mund të shkojë deri në 68 milionë euro me bonuse.
Pas nënshkrimit të kontratës, Raphinha u shpreh: “Është një ëndërr e realizuar që kur isha fëmijë, por edhe e familjes sime. Do të jap më të mirën time”.
“Unë fillova të shikoja Barçën kur Ronaldinho erdhi këtu. Gjithçka që ai arriti këtu padyshim ndikoi në vendimin tim për të ardhur. Gjithmonë kam dashur të vij këtu”.