Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i jep goditjen finale klubeve dhe kombëtares ruse

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i jep goditjen finale klubeve dhe kombëtares ruse

Ankesa kundër përjashtimit të ekipeve dhe klubeve ruse nga garat botërore dhe evropiane është hedhur poshtë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

UEFA dhe FIFA vendosën një ndalim për pjesëmarrjen e shtetit ruse në turnetë e tyre më 28 shkurt, disa ditë pasi Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë.

Vendimi i marr sot nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e largon kampionin rus Zenit nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe e lë Soçin jashtë shortit për raundin e tretë kualifikues të Champions League, të planifikuar për të hënën. CSKA Moska dhe Dynamo Moska ishin klubet e tjera të përfshira, shkruan Periskopi.

Përsa i përket përzgjedhjeve, Rusia tashmë ishte përjashtuar nga ‘play off’-i i kualifikimit për kampionatin botëror të meshkujve, si dhe ai evropian për femra, vend vakant i zënë nga Portugalia.

Shpërndaje në: