Molliqaj për Byronë: Me të synohet shantazhi dhe mirëmbajtja e diskursit “qe 20 vjet”

Molliqaj për Byronë: Me të synohet shantazhi dhe mirëmbajtja e diskursit “qe 20 vjet”

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar qeverinë për hapjen e rrugës për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë.

Molliqaj thotë se me këtë Byro qeveria e Albin Kurtit synon që të shantazhojë zyrtarët dhe të mirëmbajë diskursin “qe 20 vjet”.

‘Të gjithë janë potencialisht hajna. Me përjashtim të kujt? Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme i ka në shenjë zyrtarët e shtetit. Por, këta zyrtarë kujt i kanë shërbyer? Nëse nga një kontratë apo punë tjetër e paligjshme zyrtari i shtetit ka përfituar dhjetëra mijë euro, pronari i biznesit nga e njejta fiton miliona. Sepse secila mito dhe secili favor biznesit i ka shkuar. Zyrtarët janë në shënjestër, sepse qëllimi nuk është drejtësia, por shantazhi dhe mirëmbajtja e diskursit “qe 20 vjet”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë poashtu se me ligjin e ri të gjithë janë nën llupën e Byrosë.

“Të gjithë zyrtarët e deklarojnë pasurinë tash sa kohë. Me ligjin e ri të gjithë janë nën llupën e Byrosë, por as kjo nuk mjafton. Tash duhet me e deklaru pasurinë edhe mjekët dhe profesorët. Pse jo edhe mësuesit e policët nesër. Gjuetia për dallimin e parave të ndershme nga të pistat, për ta kërkuar këtë pasunarin me moral, po bëhet cenim për qytetarin dhe liritë e tij. Problem bëhet kur subjekte e njerëz e ulin kokën dhe e pranojnë këtë instancë gjykimi, duke synuar të fitojnë pafajësi. Borgjezi i pastër, ky është subjekti që implikohet si i vërtetë nga diskursi antikorrupsion. Ai që t’thotë me mendjemadhësi se unë jam aksionar (paramendo aksionar) në shtet meqenëse paguaj taksa”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: