Çfarë thotë raporti i policisë për vjedhjen e 100 mijë eurove dhe stolive të arit në shtëpinë e Agnesa Vuthajt
Me anë të raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës është konfirmuar vjedhja që ka ndodhur në një shtëpi në lagjen “Marigona” në Graçanicë. Sipas raportimeve të mediave, bëhet fjalë për vjedhjen e 100 mijë eurove dhe stolive të arit në vlerë prej 300 mijë eurosh, duke përfshirë orë dhe bizhuteri, në shtëpinë e ish-miss Kosova Agnesa Vuthaj.
Policia thotë se rasti është duke u hetuar dhe është hapur si “vjedhje e rëndë”.
“VJEDHJE E RËNDË /Graçanicë, 13.07.2022 –. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Njësitë policore relevante janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Për vjedhjen nuk është deklaruar akoma ish-missi nga Istogu, Agnesa Vuthaj.