Drita mëson kundërshtarin e radhës në Conference League
Drita ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në “Fadil Vokrri”.
Skuadra kosovare arriti ta mposhtë Inter Turkun në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Conference League me rezultat 3-0.
Drita e nisi furishëm me golin e parë që u shënua që në minutën e 3’të me anë të Simonovskit i cili u asistua nga Arbnor Muja.
Arbnor Muja ishte kryefjala e këtij takimi edhe në pjesën e dytë duke realizuar dy gola të shpejtë.
Fillimisht në minutën e 49’të dhe më pas në të 51’tën Arbnor Muja realizoi për epilogun final të këtij takimi.
Drita vazhdon tutje në rrethin tjetër kualifikues ku do të përballet me skuadrën belge, Antwerp.